Shporta e blerjeve
Your cart empty!
Kushtet e përdorimit dolor sit amet consectetur, adipisicing elit. Recusandae provident ullam aperiam quo ad non corrupti sit vel quam repellat ipsa quod sed, repellendus adipisci, ducimus ea modi odio assumenda.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
Sit amet consectetur adipisicing elit. Sequi, cum esse possimus officiis amet ea voluptatibus libero! Dolorum assumenda esse, deserunt ipsum ad iusto! Praesentium error nobis tenetur at, quis nostrum facere excepturi architecto totam.
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Inventore, soluta alias eaque modi ipsum sint iusto fugiat vero velit rerum.
A pajtoheni me kushtet tona? Regjistrohu
Shqipëria është bërë pjesë e një projekti në fushën e energjisë në bashkëpunim me SHBA dhe Greqinë. Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën mes palës shqiptare dhe kompanive Venture Global dhe Aktor LNG për furnizim me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për një periudhë 20-vjeçare.
E pranishme këtë ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ambasadorja amerikane në Athinë Kimberly Guilfoyle, e cila theksoi se ky bashkëpunim tre palësh do të forcojë sigurinë energjitike dhe kombëtare. Ajo e vlerësoi Shqipërinë si një partner të palëkundur të SHBA-ve dhe një faktor kyç ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor.
“Çfarë nder që gjejmë këtu në Shqipëri, një partner i palëkundur i SHBA dhe vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën krah mikut tonë Edi Rama. Ka dy marrëveshje të rëndësishme që po nënshkruhen sot, marrëveshja për gazin e lëngshëm natyror që tregon se Shqipëria po luan një rol në rritje si një ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndihma për të formësuar një të ardhme më të sigurt për Evropën Juglindore. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjitike dhe kombëtare. Memorandumi i mirëkuptimit për vënien në veprimtari të një qendre thelbësore energjitike, përfshirë një impiant gaz, dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme në të mirë të qytetarëve”, tha ajo.
Diplomatja theksoi gjithashtu se siguria energjitike ka qenë një prioritet i vazhdueshëm për Presidentin Donald Trump, duke e lidhur këtë marrëveshje me një strategji për forcimin e aleatëve përmes energjisë.
“Presidenti Trump ka qenë kambion i zjarrtë i sigurisë energjitike. Vizioni dhe veprimet e tij kanë përforcuar faktin se ofrimi i një energjie të qëndrueshme forcojnë SHBA dhe aleatët tanë strategjikë. Administrata Trump e ka ngritur bashkëpunimin energjitik si shtyllë në mbarë botën. Dhe nënshkrimi i sotëm është një manifestim i prekshëm i kësaj përpjekjeje.”, shtoi ajo.
Nënvizoi gjithashtu se Shqipëria dhe Greqia nuk janë vetëm fqinjë, por partnerë me interesa të përbashkëta në siguri, ekonomi dhe energji.
“Dua të theksoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Shqipëria janë më shumë sesa fqinjë, ata ndajnë interesa të sigurisë, lidhje njerëzore dhe një bashkëpunim në rritje ekonomik. Kur punojmë së bashku, qoftë në tregti, dialog rajonal dhe energji, i gjithë rajoni përfiton. SHBA mbështesin Ballkanin që është më i ndërlidhur, më i sigurtë energjitikisht dhe më i begatë dhe Shqipëria është thelbësore për këtë vizion.”, tha ajo.
Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme energjetike gjatë vizitës së saj në Tiranë, ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.
kimberly edi rama (6)
Në një postim në X, ajo bëri të ditur se ka marrë pjesë, së bashku me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje, që ajo e quan historike mes Shqipërisë, kompanisë Venture Global dhe Aktor LNG për furnizim me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për një periudhë 20-vjeçare.
Sipas saj, marrëveshja që parashikon një investim prej rreth 6 miliardë dollarësh synon forcimin e sigurisë energjetike dhe asaj kombëtare në të gjithë rajonin.
Ambasadorja theksoi se bashkëpunimi mes SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë do të kontribuojë në një rajon më të lidhur, më të sigurt dhe më të begatë.
postim
“Isha e nderuar që udhëtova në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare të LNG-së amerikane. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Sekretarit Burgum, Sekretarit Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan Kimberly Guilfoyle.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje.
Në marrëveshjen e firmosur sot për gazifikimin në rajon, ku ishte prezentë edhe ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, kreu i qeverisë në fjalën që mbajti theksoi se “marrëveshja e nënshkruar sot mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë në fushën e energjisë do të forcojë sigurinë energjetike dhe kombëtare”.
“Dikur një moment në jetën tonë kur energjia ishte vetëm çështje furnizimi për të mbajtur ndezur sa më gjatë të ishte e mundur dritat, jetonim në një vend që gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër. E gjithë pasuria e krijuar nga sistemi ynë ishte e menaxhuar më shumë se keq. Një dekadë më parë energjia ishte në buzë falimenti, borxhi ishte 5% e produktit të brendshëm bruto. Sot është ndryshe, paraqet ambicien dhe sigurinë tonë, për vendin që zë në rajon dhe Evropë. Sot historia është ndryshe, energjia përcakton sigurinë, fuqinë ekonomike dhe ambicien për vendin që zëmë në Europë dhe rajon. Sot nuk ka më padrejtësi, të gjithë paguajnë për sa harxhojnë. Investojmë që nga një vend që varemi tërësisht nga energjia hidrike, brenda mandatit të kalojmë në një vend eksportues energjie të ripërtëritshme. Shqipëria ka zgjedhur të kaplojë në reformë të dhimbshme energjetike. Ndërkohë që ne investojmë e investojmë për të diversifikuar portofolin tonë. Nga një vend që vareshim nga prodhimi i brendshëm në një vend që edhe eksportojmë energji. Partneriteti ynë me SHBA që mbështetet për siguri energjetike dhe rajon të begatë dhe të qëndrueshëm”, tha kryeministri mes të tjerash.
Më tej ai theksoi se Vlora do shndërrohej në pikë kritike për sigurinë energjetike në Shqipëri dhe se investimet do vijonin më tej.
“Sot vijmë nga veriu ku jo pak kohë më parë prezantuam prodhimin e energjisë nga era dhe jo vetë. Pjesë e transformimit që ne e nisim nga Vlora. Sot po bëhet një forcë dhe një aset që nuk kemi mundur ta përdorim për shkak të mënyrës së gabuar të investimit të parave të shqiptarëve e që do shndërrohet në aset të vlefshëm që do i jap Shqipërisë një produkt për energjinë dhe shpërndarjen e saj. Angazhim i përbashkët gjeopolitik për qëndresën energjetike. Vlora do kthehet një pike kritike për energjinë në Evropën Juglindore”, vijoi kreu i ekzekutivit.
Rama falënderoi edhe ambasadoren amerikane në Greqi që ishte prezentë dhe për kontributin që kishte dhënë, duke bërë edhe batuta.
“I detyrohem mirënjohje ambasadores që na bën të mos ndihemi jetimë më sepse prej një kohe të gjatë nuk kemi ambasador këtu, por fal jush kemi një aleat shumë të fortë, edhe pse ka qëllim të shërbej në Greqi, është më shumë ambicioze edhe përtej kufirit grek. Faleminderit ambasadore që fal jush lidhjet me SHBA-të të dalin më në pah e të jenë më të forta mes nesh. Nuk mund të harrojë rëndësinë të asaj që përmendi ambasadorja, të të dy palëve, Shqipëri dhe Greqi për të forcuar lidhjen tonë të mëtejshme bashkëpunimin në shumë fusha, për rezistencën dhe prodhimin e energjisë. Partneriteti mes SHBA përçon mesazh të qartë, na bën pjesë të zgjidhjes së disa prej sfidave më të ngutshme të ditëve të sotme. Nevojë jetike për energji dhe demokraci, për të mos u mbështetur te aktorë që të ofrojnë energji dhe të të vënë në pozitë të vështirë për demokracinë dhe sigurinë”, tha ai.
Rama falënderoi edhe të dërguarën me punë në Shqipëri, Nancy van Horn për kontributin dhe përgëzoi ekipin që punoi për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe investimi.
“Dua të përgëzoj ekipin tonë për shpejtësinë e pazakonte të realizimit të saj, ka funksionuar. Falenderim edhe ekipit të ambasadës këtu, Nancyt, për mbështetjen edhe për faktin se nuk kanë ambasador këtu”, tha ai.
Në fund u kalua tek firmosja e marrëveshjes së gazifikimit mes dy vendeve dhe SHBA-ve.