Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë zonat veriore të vendit

Karabinierët italianë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar patrulla në Mitrovicën e Veriut.


Sipas njoftimit zyrtar, këto patrulla kontribuojnë në prezencën e dukshme dhe të vazhdueshme të KFOR-it në terren dhe rritin ndërgjegjësimin situativ në të gjithë rajonin, si dhe ndihmojnë në sigurimin e një ambienti të sigurt.


“Përpjekjet e tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe përkrahjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme”, thuhet në njoftim.

Artikulli i mëparshëm
Aksident i rëndë në rrugën Fier–Libofshë, katër persona të plagosur
Artikulli tjetër
Ish-ministri Endrit Shala dënohet me dy vjet burg

Lajme të fundit: