Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 1 MIN LEXIM

Rutte: NATO do t’i përgjigjet çdo përpjekjeje për destabilizim në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot në Podgoricë se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të madhe strategjike për aleancën, raporton Portalb.mk.


Ai vuri në dukje ekzistencën e aktorëve që po përpiqen ta tërheqin rajonin prapa dhe ta destabilizojnë atë, duke theksuar se NATO do t’i kundërshtojë qëllime të tilla.


“Ne e dimë se ka aktorë që po përpiqen ta tërheqin Ballkanin Perëndimor prapa, të prishin progresin dhe të destabilizojnë rajonin. NATO është e përkushtuar të sigurojë që problemet e së kaluarës të mbeten në të kaluarën. Ne do të nxjerrim në pah çdo aktivitet keqdashës në territorin e NATO-s dhe do ta kundërshtojmë atë”, tha Rutte në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin malazez Milojko Spajiç dhe anëtarët e qeverisë malazeze.


Sipas tij, ne jetojmë në një botë të rrezikshme dhe NATO-s i duhen shoqëri të forta që ndërtojnë ushtri të forta.

Lajme të fundit: