Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Pa rrymë sot në disa zona të Shkup

Disa zona në komunat Studeniçan, Karposh dhe Qendër do të mbeten sot pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, njoftoi EVN Macedonia.


Sipas njoftimit, nga ora 08:00 deri në 16:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e fshatit Moranë, si dhe vendbanimi i vikendeve në Moranë, në komunën e Studeniçanit.


Nga ora 08:30 deri në 17:30, ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në zonën rreth fabrikës Karposh në lagjen Aleksandria, si dhe objekti i Centrounion në komunën e Karposhit.


Ndërkohë, nga ora 08:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbeten edhe disa rrugë në komunën Qendër, përfshirë “Nikolla Kljusev”, “Maksim Gorki”, një pjesë të “Dame Gruev”, “Orce Nikollov” (numrat tek) dhe “Vasil Glavinov”.

Lajme të fundit: