Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Kundërpërgjigjja e Hasanit ndaj Osmanit: “Luajmë për sulm, jo për mbrojtje”

Përfaqësuesi i VLEN-it në Qeveri, Bashkim Hasani, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili deklaroi se “ne kemi luajtur futboll, por kemi pasur portier në gol, kurse VLEN-i s’ka portier”.


Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hasani tha se BDI-ja është paralajmëruar të mos i japë “autogola” portierit të saj, por sipas tij, ka vazhduar ta bëjë këtë, madje me gola që i kanë shërbyer më së shumti vetë portierit.


“E para, ju paralajmëruam mos i jepni autogola portierit tuaj. Nuk dëgjuat. Vazhdut me i dhënë, madje ato gola që i konvenonin më së shumti vetë portierit. E dyta, ne nuk kemi thjesht portier, kemi portier sulmues që na thotë qartë, topi nuk shkon mbrapa, por drejt te porta e kundërshtarit”, ka shkruar Hasani.


Deklarata e tij vjen në vazhdën e përplasjeve politike mes VLEN-it dhe BDI-së, ku të dyja palët po përdorin metafora sportive për të komentuar zhvillimet në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.(INA)

Artikulli i mëparshëm
Tragjedi në Shëngjin: Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në det
Artikulli tjetër
Snopçe për rikthimin e Fetait: “Në politikë kurrë mos thuaj kurrë”

Lajme të fundit: