Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.


Sipas njoftimit të KQZ-së, pas përfundimit të procesit të certifikimit janë certifikuar gjithsej 902 kandidatë nga 21 subjekte politike.


Kandidatët përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga numri i përgjithshëm, 593 kandidatë janë burra dhe 309 gra.



KQZ ka bërë të ditur se listat e publikuara mund të përmbajnë lëshime teknike, për të cilat subjektet politike ose kandidatët mund të kërkojnë korrigjim përmes përfaqësuesve të autorizuar.


“Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij”, thuhet në njoftim.



Vendimi për certifikimin e kandidatëve është marrë në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur më 16 maj.

Lajme të fundit: