Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

Është zgjedhur drejtori i ri i AKE-së

Nusret Haliti, inxhinier i elektroteknimës nga Tetova ëahtë emëruar sot për drejtori të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), një prej institucioneve më të rëndësishme rregullatore në vend, me buxhet të konsiderueshëm dhe paga të larta, shkruan gazeta KOHA.


Haliti, mik i afërt i Bilall Kasamit dhe familjar i nënkryetares së VLEN-it, Mimoza Musa, ndërsa ishte mblshtetur edhe nga ministri Azir Aliu, ka marrë shumicën e votave në Këshillin Drejtues të AKE-së, pas disa anulimeve të përzgjedhjes së drejtorit pasi në garë ishin disa kandidatë.


Në garë ishin Nusret Haliti, si propozim fillimisht nga ministri Azir Aliu, pastaj Armend Destani, që konsiderohej kandidat i zëvendëskryeministrit Arben Fetai dhe Rijad Abdullai, kandidat i pavarur. Në garë ishte edhe Veton Gavazi, i mbështetur nga Izet Mexhiti dhe Lidhja Demokratike, megjithëse flitej se nuk i plotësonte kushtet.


Në opinion, si emër më serioz për drejtor ishte përmendur Armend Destani nga Kumanova, aktualisht i punësuar në Agjencinë Tekniko-Operative (ATO). Megjithatë, “lufta” në ASH-në e mbetur në VLEN, konkretisht mes Arben Fetait dhe Azir Aliut bëri që konkursi të anulohej për disa muaj. Në fund, grupi i Azir Aliut doli fitues kundrejt propozimit të Arben Fetait.


Ndryshe, Nusret Haliti është Magjistër i Shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe i diplomuar në Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup. (koha.mk)

Lajme të fundit: