Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

BDI: Korridori 8 është i pakthyeshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi thotë se Korridori 8 mbetet projekt strategjik për vendin dhe rajonin dhe duhet të vazhdojë pavarësisht zhvillimeve të fundit dhe debatit rreth trasesë, përcjell TV21. Sipas BDI-së, shtyrja e vizitës së delegacionit të UNESCO nuk ndikon në realizimin e projektit, ndërsa theksohet se ai është i rëndësishëm për lidhjen ekonomike lindje–perëndim dhe për integrimin rajonal. BDI shton se projekti ka mbështetje ndërkombëtare dhe duhet të realizohet sipas standardeve dhe planifikimit ekzistues.



Lajme të fundit: