Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
SHQIPERI 2 MIN LEXIM

Bajram Begaj në Kursin e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë: “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor”

Në Tiranë po zhvillohet Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave tona të Armatosura.


Këtë të hënë, më 18 maj, presidenti i Republikës Bajram Begaj priti në një takim pjesëmarrësit e këtij kursi, ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë kombëtare, ushtarake shqiptare dhe vendeve aleate e partnere nga Bullgaria, Greqia, Turqia, Italia, Hungaria, Kroacia, Kosova, Polonia dhe Jordania, të cilët janë pjesë e një prej programeve më të rëndësishme që ofron sistemi arsimor ushtarak shqiptar.


Presidenti Begaj përgëzoi Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë për zhvillimin e këtij kursi, teksa vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, ndërtimin e besimit dhe krijimin e lidhjeve midis përfaqësuesve të profesionistëve civilë dhe ushtarakë nga agjenci dhe vende të ndryshme.


Bashkëbisedimi u fokusua në temat që lidhen me zhvillimet gjeopolitike, sigurinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis partnerëve dhe aleatëve, siç përfaqëson përbërja e këtij kursi.


Presidenti i Republikës, në përgjigje të interesimit të anëtarëve të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Kreu i Shtetit theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht progresit të madh drejt integrimit Euroatlantik, zhvillimet politike janë komplekse.


Në kontekstin e dinamikës gjeopolitike dhe konflikteve ndërkombëtare, Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Aleancën, vlerësoi Kreu i Shtetit.


Në këtë aspekt, një çështje e rëndësishme është Kosova. Presidenti i Republikës theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare për integrimin e Kosovës, veçanërisht për shtimin e njohjeve të saj, anëtarësimin e saj në NATO, si dhe pjesëmarrjen në misionet e Aleancës si një akt që i shërben forcimit të sigurisë në rajon.

Lajme të fundit: